Treni përplaset me një kamion në Gjermani, një viktimë dhe disa të plagosur

Një tren është përplasur me një kamion në Hamburg.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur 12 persona dhe një tjetër ka humbur jetën.
Mediat gjermane raportojnë se 269 persona në tren kanë shpëtuar pa lëndime. Aktualisht policia po përgatitet për të evakuuar trenin.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen Rönneburg të Hamburgut.
/vizionplus.tv