Përplasen dy makina në Fushë Krujë-Krujë, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin Krujë-Fushë Krujë.
Një automjet me drejtues një 45-vjeçar është përplasur me një tjetër automjet me drejtues një 23-vjeçar dhe për pasojë ky i fundit dhe tre pasagjerët që ndodheshin në makinën e 45-vjeçarit kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia sqaron se “Automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe”.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
/rtsh.al/