Përplasen mjetet, vdesin 4, plagoset 1
21/06/2009 Dy prej tyre shtetas italianë
Katër persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur dje në mesditë rreth orës 12:45 minuta në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës në kryqëzimin e Shën Kollit në aksin Lezhë Milot, kur dy automjete janë përplasur. Ndërkohë kanë vdekur në vend tre shtetas që po udhëtonin në këto mjete, ndërsa një tjetër ka vdekur në spitalin e Lezhës. Sipas raportimeve të policisë, fillimisht të aksidentuarit nuk janë identifikuar për shkak të dëmtimeve, por më pas është raportuar se 2 viktima janë me shtetësi italiane dhe 2 të tjerë shqiptarë.
Emrat e viktimave të aksidentit tragjik janë: shtetasit italian, Antonio Cazzato dhe Ignazio Magno 40 vjeç. Ndërsa viktimat shqiptare janë Edmir Vorfa nga Shkodra dhe Enver Hallvadori, 60 vjeç. Ndërkohë personi tjetër i plagosur është Sokol Memanë, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë për jetën dhe aktualisht është i shtruar në Spitalin Ushtarak ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Fillimisht policia zyrtarizoi tre persona të vdekur, por njeri nga të plagosurit ndërroi jetë rrugës për në spital, pasi kishte rënë në gjendje kome. Sipas policisë, përplasja e dy automjeteve ka qenë mjaft e fortë për shkak të shpejtësisë që kishin të dy automjetet.