Përplasen një motoçikletë me një veturë

Në Rrugën “Luan Haradinaj”, në afërsi te Bankës Qendrore ka ndodhur një aksidente trafiku, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Si pasojë e përplasjes lëndime të lehta trupore ka marrë ngasësi i motoçikletës.
“Rreth orës 12:30 ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë civile. Lëndime ka pësua ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësore në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante të Policisë”, tha për Indeksonline, Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në Policinë e Kosovës. /Indeksonline/