Tri vite burg për Kenan Shabanin

Gjykata Themelore në Gjilan ka shqiptuar dënimin të martën ndaj Kenan Shabanit nga Smira e Vitisë i akuzuar për veprën penale të grabitjes. Kryetari i trupit gjykues Ilmi Dalipi duke shpallur aktgjykimin dhe dënuar me 3 vite burgim Kenan Shabanin tha se i akuzuari është fajtor sepse 17 shkurt 2013 në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Viti në bashkëveprim me të pandehurin Herolind Shabanin e kanë kryer veprën penale të grabitjes në dëm të dëmtuarit Arben Ajeti taksist nga Gjilani raporton rajonipress.
Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Arben Kadriu, Kenan Shabani dhe Herolind Shabani e kanë kërcënuar të dëmtuarin duke e goditur dhe duke i marrë portofolin me 65 euro dhe telefonin celular.
Kurse i pandehuri Herolind Shabani edhe pse është kërkuar disa herë nga organet e policisë ai nuk ka mundur të sillet në gjykatore me arsyetimin se ndodhet në arrati dhe prokuroria i ka pushuar hetimet ndaj tij derisa i njëjti të sillet para organeve kompetente thuhet në aktakuzë.
Në këtë gjykim kanë dëshmuar edhe dëshmitarët të cilët e kanë përshkruar gjendjen faktike ashtu siç e ka dhënë taksisti Arben Ajeti./Indeksonline/