E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset autobusi, 5 të vdekur

Së paku 5 udhëtarë e kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur, kur autobusi në të cilin gjendeshin, është përplasur sot herët në mëngjes, afër qytetit Antverpen, në pjesën veriore të Belgjikës.

Raportet e mediave thonë se autobusi me regjistrim të Polonisë i kishte afro 40 udhëtarë të moshës 15 – 17 vjeçare, nga Rusia dhe Ukraina, transmeton REL.

Shkaqet e përplasjes së autobusit në autostradë nuk dihen.

Ndër të vdekurit raportohet se janë tre të rinj, shoferi dhe një udhëtar i rritur./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›