Stefanoviq: Marrëveshja me Prishtinën, brenda 10 ditësh

Ish-shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviq, ka thënë se zyrtarët në Beograd, megjithatë, brenda 10 ditësh do të arrijnë marrëveshjen me Prishtinën.
"Ne, Partia Demokratike (DS) nuk do ta vëmë ndërkëmbëzën ashtu siç na e bën ata neve, por do të bëjmë përpjekje që të mbrojmë interesat e Serbisë dhe ardhmërinë e saj”, ka thënë Stefanoviq, për TV "Pink".
Ai ka theksuare se është joserioze që nuk ka përgjigje se në cilën fazë gjenden aktualisht bisedimet, duke shtuar se kjo është një pauzë në kuadër të së cilës të dy palët po tentojnë që megjithatë të arrihet ndonjë marrëveshje.
"Këtë e përkrahim. Mendojmë se nëse ka ndonjë mënyrë në këto 10 ditët vijuese që të përmirësohet gjërat, që të forcohen të drejtat dhe kompetencat e serbëve në Kosovë, n[e këtë e përkrahim”, tha Stefanoviq.
Ai ka theksuar se kryeministri Daçiq tani po lanson tregimin se ndërmjetësues i ri në dialogun Beograd - Prishtinë do të jetë Komesari i BE-së për zgjerim Stafan Fule, në vend të Baroneshës Ashton.
"Fule mund të jetë ndërmjetësues, por ata sërish do të bisedojnë për çështje teknike, sërish ulet niveli i bisedimeve, ndërkohë që zyrtarët në Serbi insistojnë se po bisedohet për çështje të mëdha, për statusin e Kosovës”, tha Stafanoviq./Indeksonline/