E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasi dy policët në Kamëz, arrestohet Edmir Koleci

Një polic i vdekur dhe një tjetër i plagosur në gjëndje kritike për jetën. Ky është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmjën e shkuar rreth orës 23:00 në hyrje të Kamzës, në Tiranë, ku dy efektivet e policisë ishin në shërbim.

Dy efektivët e komisariatit numër 5 janë përplasur nga një makinë e tipit “BMW X6″ me targa greke, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Për pasojë ka ndërruar jetë efektivi i policisë Selman Mena ndërsa është plagosur efektivi tjetër i komisariatit nr.5 Preng Lleshi cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak.

Pak minuta pas ngjarjes është gjetur e braktisur në zonën e Laknasit makina e tipit “BMV X6″ që shkaktoi aksidentin ndërsa rreth 4 orë pas ngjarjes policia ka mundur të arrestojë në zonën e Shkozetit në Durrës edhe autorin e aksidentit i cili është shtetasi Edmir Koleci.

Policia kishte vendosur një shumë prej 10 milionë lekësh për çdo informacion në lidhje me kapjen e autorit të dyshuar të aksidentit, Edmir Kolecin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›