E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Shkëlqimi i ekonomisë, vetëm në fjalimet e Berishës. Të mbajë premtimin për 3 ligjet

Gazeta Shqip

ilir metaKreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nga Kombinati, ku prezantoi kandidatin për deputet të LSI, Ardit Çela akuzoi qeverinë dhe kreun saj lidhur me deklaratat lidhur me nivelin e zhvillimit ekonomik duke theksuar se ka ardhur koha të flitet për ekonominë reale dhe jo atë virtuale. Sipas Metës, shkëlqimi i ekonomisë në Shqipëri ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit

Shkëlqimi i ekonomisë ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit aktual. Të mos flasim për ekonominë virtuale, por për atë reale, u shpreh Meta.

Më tej kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim i rikujtoi kryeministrit paketën e propozuar nga LSI lidhur me miratimin e tre ligjeve për statusin e vendit kandidat në BE.

Propozova një paketë për miratimin e 3 ligjeve, shpresoj që Berisha të mbajë fjalën për miratimin e tyre, tha kreu I LSI-së.

4 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Meta: Shkëlqimi i ekonomisë, vetëm në fjalimet e Berishës. Të mbajë premtimin për 3 ligjet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›