E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, ndalohet polici në Korçë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), ka ndaluar një punonjës policie në Korçë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, pasi është përfshirë në një aksident.

Efektivi përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja duke mos u dhënë ndihmë të aksidentuarit, por edhe duke mos njoftuar organet e rendit.

I plagosuri, i dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›