E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përplasi me makinë 17-vjeçarin/ Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, është arrestuar pasi përplasi me makinë 17-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 17:00. Teksa drejtonte mjetin e tij tip “Benz”, ish kryebashkiaku ka përplasur të miturin i cili po ecte në këmbë.

Pas aksidentit 17 vjeçari është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Vlorë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›