E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasi për vdekje 55-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar shtetasin Dejvi Janaqi, 29 vjeç, i cili pasditen e djeshme shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ku Dejvi Janaqi aksidentoi për vdekje 55-vjeçarin Mimimi.

Pas hetimeve intensive, policia arriti të lokalizojë dhe ndalojë autorin, ndërsa automjeti i përfshirë në aksident u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale.

Burime te siguruara bëjnë me dije për gazetarin e Vizion Plus, Tonin Frroku, se 29-vjeçari Janaqi në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pas aksidentit ai mori targat dhe braktisi mjetin, por ditën e sotme policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›