E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reshjet e borës përfshijnë edhe zonat e thella të Dibrës e Bulqizës

Ndryshimet e menjëhershme të motit kanë rikthyer reshjet e borës në zonat e thella të Dibrës dhe Bulqizës. Bora ka zbardhur fshatrat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Ndërkohë, sipas strukturave të mbrojtjes civile në Bashkitë Bulqizë e Dibër, deri tani nuk janë shfaqur probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve në rrugët rurale.

Në zonat deri në 1000 metra mbi nivelin e detit ka patur reshje të dendura shiu.

Gjatë orëve të mbrëmjes temperaturat pritet të zbresin në vlera negative ç’ka mund të sjellin ngrica.

Nga ana tjetër fermerët i druhen pasojave në frutikulturë pasi shumë pemë frutore kanë çelur ditët e fundit pasi temperaturat shkuan deri në 26 gradë celsius.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›