E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përplasi për vdekje me makinë gruan në Durrës/ Arrestohet 68-vjeçari, viktima ende e paidentifikuar

68-vjeçari me iniciale Dh.R është arrestuar ditën e sotme nga policia e Durrësit.

Një ditë më parë, ai ka përplasur për vdekje një grua, të moshës 30-35 vjeçe.

Viktima e cila është e paidentifikuar, ka humbur jetën në vend.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 – 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, ka humbur jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›