E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasja Rama- Farage/ Genci Sejko: Britania e Madhe nuk mund të bëjë moral

Genci Sejko, aktivist, në emisionin “Një Shqipëri“ me Mentor Nazarkon ka folur lidhur me përplasjen mes kryeministrit të Shqipërisë dhe deputetit britanik Nigel Farage.

Sejko tha se Farage është një politikan populist që ju flet më shumë votuesve të tij sesa qytetërëve britanikë.

Sipas tij Britania e Madhe nuk është në pozicionin që t’i bëjë moral botës.

“Farage është një polikan populist që ju flet më shuë votuesve të vet sesa qytetërëve britanik. Para disa muajsh Farage kishte problem me turqit dhe tani po ju përgjigjet votuesve me shqiptarët. Nuk është shqetësim që ka politika angleze. Është normale që ata që mbështesin Farage mbështesi dhe idetë e tij. Në debatin me Ramën gjëja më e mirë që mund të bëjë Rama është të shohë arsyet që I shtyjnë shqiptarët të kalojnë kanalin me gomone. Britania e Madhe nuk është në pozicionin që t’i bëjë moral botës”, tha Sejko.

Përplasja në distancë mes deputetit britanik Nigel Farage dhe kryeministrit Edi Rama nisi pas akuzave të Farage, I cili tha se në Angli një në 50 shqiptar ndodhet në burg. Rama ju përgjigj me një bast: nëse kjo shifër është e vërtetë, jam gati t’i marr të gjithë këta të burgosur shqiptarë në atdhe.

Farage e pranoi menjëherë sfidën dhe tha se, shqiptarët në burg në Britaninë e Madhe janë një në çdo 48, dhe për këtë arsye Shqipëria duhet t’i marrë ata përsëri në vendlindje.

Por Rama e kundërshtoi sërish Faragen. Sipas tij, shifrat e Farage janë sërish të gabuara, sepse shqiptarët e arrestuar janë një në çdo 100, për shkak se numri i shqiptarëve në Angli është 140 mijë dhe jo 53 mijë, siç pretendon Farage.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›