E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasja Veliaj-Dado, Kaziaj: Inskenim, ekzekutivi po kërkon të japë mesazhe

“Trafik në SPAK”, kjo ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio avokati Altian Kaziaj, ka komentuar akuzat dhe kundërakuzat mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe Prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Kaziaj tha se e gjitha kjo është një inskenim nga ana e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij po kërkohet që të jepen mesazhe, pasi sot mazhoranca ndihet e frikësuar.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Është ashpërsuar shumë gjuha mes politikës dhe gjykatës, rasti i fundit mes Veliajt dhe Dafos ka kaluar në të tjera nivele, si e sheh?

Kaziaj: E shoh si një skenar të mirëpërgatitur nga ana e ekzekutivit. E shoh si një frikë, si një inskenim të kryeministrit për të dhënë mesazhe, ai jep mesazhe. Nuk flasim për dënime, janë masa sigurimi që i përaakton ligji qartë. E shoh diçka të inskenuar, që tregon momentin aktual në vend. Platforma e kësaj qeverie që shihet si qeveria më e korruptuar.

Borakaj: Muajt e fundit kë nuk kemi parë?

Kaziaj: Kemi parë fluks të madh, por jo aq sa duhet të ishte. Prokurorët janë në numër të limituar, për të hetuar korrupsionin galopant.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›