E Hënë, 2 Nëntor 2026

A e goditi SPAK-un, Gjykata e Strasburgut? Ish-Prokurori përgjigjet në Quo Vadis

Ish-Prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, komentoi vendimin e sotëm të Gjykatës së Strasburgut, e cila e cilësoi të padrejtë vendimin e GJKKO për lëniën në burg të ish-Drejtorit të RTSh, Thoma Gëllci.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se a ishte një godtije e fortë kjo ndaj SPAK, Karanxha tha se këto masa të rënda kanë qenë ekzistuese në Shqipëri.

Sipas tij SPAK duhet të ndryshojë strategji dhe qasje ndaj dhënies së vendimeve.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Mori një goditje SPAK sot sa i përket çështjes së Thoma Gëllçit?

Karanxha: Masa arrest me burg ka vite që përdoret. NË SHBA ke shumë zyrtaë të lartë në gjendje të lirë, apo edhe Berluskoni, ndërsa në Shqipëri ke masa ekstreme. Por edhe për qytetarët e thjeshtë, për një rrënjë hashash, kundravajtja shkon deri në dy vjet. Kjo është gabim. Këto praktika janë të gabuara, konstatimi nga Strasburgu tregoi se masa duhet të jetë llogjike.

Borakaj: Përgjimi është ligjor?

Karanxha: Fakti që ka regjistruar një çështje penale, ën demokraci nuk është normale, Sepse ushtrohet presion mbi Gjykatën.

Ibraj: SPAK ka vënë në gjykim me urdhër të Gjykartës. Nëse SPAK ka indicie që ndaj anëtarëve të Gjkyaktës Kushtetuese ka tentativë korrupsioni, atëherë mund ta përgjojnë. Nëse SPAK i ka kërkuar Gjykatës vënien në përgjin, kjo është e ligjshme.

Borakaj: Po prokurorët e SPAK kush i vë në përgjim nëse ka indicie?

Karanxha: SPAK ka veprat penale që i ndjek vetë, si rreg i kontrollon po vetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›