Përplasja Zelensky-Trump/ Kryeministri britanik në Samitin në Londër: Ne jemi me Ukrainën!

Liderët botërorë janë bërë bashkë në Samitin që po mbahet në Londër, ku në fokus të bisedimeve ishte lufta në Ukrainë.
Samiti vjen pas takimit të tensionuar mes presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelenksy dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të mbajtur të premten.
Kryeministri britanik, vuri në dukje se “ky është një moment unik për sigurinë evropiane, duke u bërë thirrje liderëve evropianë të bashkohen”.
“Shpresoj se ju e dini se ne të gjithë këtu jemi me ju dhe me popullin ukrainas për aq kohë sa duhet,” tha Starmer drejtuar presidentit ukrainas.
/vizionplus.tv