E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përplasja e dy avionëve ushtarakë në Itali, një nga pilotët shmangu tragjedinë

Të tjera detaje janë publikuar në mediat italiane në lidhje me përplasjen e dy avionëve ushtarakë, ngjarje e regjistruar këtë të martë në periferi të Romës. Për shkak të përplasjes, dy pilotët, nënkoloneli Giuseppe Cipriano dhe majori Marco Maneghello, humbën jetën, ndërsa sipas “ansa”-s, njëri prej pilotëve shmangu një tragjedi të mundshme.

Prokurori, Francesco Menditto tha se, edhe pse nevojiten hetime të mëtejshme, njëri prej pilotëve manovroi duke shmangur rrëzimin e avionit mbi një bllok banesash, ku tragjedia do të kishte marrë përmasa shumë të mëdha. Avioni u rrëzua në rrugë, duke shmangur banesat përreth.

“Piloti shmangu vdekjen e shumë njerëzve. Edhe pse hetimet e nevojshme janë duke u zhvilluar, nga të dhënat e para është e arsyeshme të supozohet se avioni që u rrëzua në rrugën e qytetit ishte drejtuar atje nga piloti për të shkaktuar dëme sa më të vogla në njerëz, pasi në të kundërt një rënie në ndërtesat në anë të rrugës do të kishte shkaktuar shumë viktima”, ka thënë ai.

Prokurorët e Tivolit po heton për aksidentin, teksa arsyet e përplasjes së dy avionëve ushtarakë janë ende të panjohura. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›