Joe Biden pengohet për herë të dytë në Air Force One në dy javë

Air Force One vazhdon të “torturojë” Presidentin Joe Biden pasi u pengua edhe një herë teksa hipte në aeroplan.
Gafa e fundit e Biden erdhi të dielën në Montgomery, Alabama , më pak se dy javë pas episodit të tij viral në Poloni .
Presidenti ishte në Selma për të përkujtuar 58-vjetorin e marshimit të së dielës së përgjakshme, e cila nisi lëvizjen për të drejtat civile dhe ndihmoi në zgjerimin e të drejtave të votës.
Teksa po bëhej gati të nisej për në Shtëpinë e Bardhë , Biden u kap në kamera duke u penguar ndërsa hipte në Air Force One përpara se të rifitonte ekuilibrin dhe të hynte në kabinën e avionit.
Më 22 shkurt, presidenti 80-vjeçar u pengua në shkallët për në aeroplan ndërsa po nisej nga Polonia pas një udhëtimi të papritur jashtë shtetit.
Biden rifitoi ekuilibrin e tij ndërsa u ngrit në këmbë, bëri me dorë turmën dhe vazhdoi te dera.
Momenti dramatik në Poloni erdhi disa orë para se një punonjës i Shtëpisë së Bardhë të rrëzohej gjithashtu nga rampa e avionit qeveritar .
Gabimet e fundit të presidentit vijnë disa javë pas një ekzaminimi fizik, ku mjekët e deklaruan atë “të shëndetshëm dhe të aftë për detyrën” citon Newyorkpost.
/rtsh.al/