Përplasja me policinë në Hamallaj, arrestohen 7 persona

Shtatë persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Durrësit me akuzën se kanë plagosur 2 efektiva policie sot në mëngjes, të cilët po mbështesnin aksionin e Inspektoriatit të Ndërtimit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Hamallaj.
Sipas informacioneve shtatë persona janë identifikuar si autorët e dhunës ndaj forcave të policisë në vendin e ngjarjes, rreth 30 kilometër nga Durrësi. Të arrestuarit janë shtetasit Alfred Kukaj, 26 vjeç, Pjetër Kaçi 65 vjeç, Avni Rustemaj 55 vjeç, Edmir Osmanaj 32 vjeç, Mentor Cekrezi 27 vjeç, Abedin Rustemaj 38 vjeç dhe dhe Agim Rustemaj 52 vjeç pasi kanë plagosur 2 efektivat e policisë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Policia i akuzon ata për grumbullim të paligjshëm, bllokim të rrugës automobilistike dhe për goditje për shkak të detyrës me mjete të forta ndaj efektivave të policisë.