E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje dhe molotovë në protestën e opozitës, 20 persona të shoqëruar nga policia

20 persona janë shoqëruar nga policia, pas protestës së opozitës këtë të diel.

Për rreth dy orë, përplasjet dhe hedhja e molotovëve karakterizoi protestën e radhës të thirrur nga PD.

Fillimisht, me molotovë dhe fishekzjarre u sulmua godina e Kryeminstrisë, e më pas godina të tjera qeveritare.

Ndërkaq, gjashtë efektivë të policisë janë dëmtuar në protestën e dhunshme të PD, si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga protestuesit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›