E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përplasje e ashpër te Milani, trajneri Conceicao “kapet” me lojtarin e tij (Video)

Milani triumfoi ndaj Parmës me rezultatin 3-2, pas një përmbysje të çmendur në shtesë. Megjithatë, një rast i pazakontë i ndodhur në fund të takimit, ka tërhequr vëmendje të madhe.

Trajneri Sergio Conceicao, kishte një përplasje të ashpër me mbrojtësin e djathtë, Davide Calabria. Në nerva e sipër, palët nuk u kursyen ndaj njëri-tjetrit, duke kaluar në shtyrje fizike.

Duhej ndërhyrja e lojtarëve të tjerë dhe stafit, për të qetësuar situatën dhe për të mos agravuar më tej.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj përplasje të ashpër mes trajnerit dhe mbrojtësit, i cili sot luajti si titullar.

Dispute between Calabria and Conceiçao on the pitch at the final whistle, separated by staff and teammates !!pic.twitter.com/e6KtNAZCyf

— Milan Posts (@MilanPosts) January 26, 2025

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›