Përplasje gjatë prishjes së një objekti pa leje. Policia: Banori levë në kokë inspektorit

TIRANË-Aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë ka degjeneruar në konflikt mes nje banori te zones dhe inspektoreve ndertimore. Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:30 pranë shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë gjatë ndërhyrjes në një objekt të planifikuar për prishje pasi zinte hapësirat publike.
Një nga personat në vendngjarje kundërshtoi prishjen e objektit dhe është konfliktuar me fjalë me inspektorin ndërtimor, sherr që më pas ka degjeneruar deri në përplasje fizike.
Me automjetin e policise ne foto u shoqerua personi qe kundershtoi inspektoret e Policise Ndertimore.
Nderkaq kreu i inspektoriatit ndërtimor, Florenc Hoxha është shprehur i vendosur se aksioni do të vijojë me tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje në kryeqytet.
INSPEKTRIATI NDERTIMOR SQARON AKSIONIN NUK PERMEND INCIDENTIN
Më pas Inspektoria Ndërtimor i Tiranës me anë të njoftimi për shtyp sqaron aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje sot pranë shkollës “Andon Zako Cajupi”.
“Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës ka vijuar aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Tiranë. Sot Inspektoriati pas shqetësimit të banorëve ka prishur një ndërtim pa leje që cenonte hapësirën publike në afërsi të shkollës “Andon Zako Çajupi”. Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor ka bërë të ditur se brenda 90 ditëve do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje ndërsa subjektet dhe personat që kanë ndërtuar pa leje do të njoftohen 24 orë para ndërmarrjes së aksionit për prishje”, citon njoftimi pa përmendur ndonjë incident të mundshëm gjatë këtij aksioni.
Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj qytetarëve të mos ndërtojnë pa leje pasi siç po e shohin çdo ditë do të ketë tolerancë zero ndaj këtyre ndërtimeve.
“Sot ne po i përgjigjemi thirrjes së qytetarëve, banorëve të këtij pallati, të cilët patën një ankesë të drejtpërdrejtë në Inspektoriatin Urbanistik dhe denoncuan këtë rast abuziv, të një ndërtimi pa leje i cili cenonte hapësirën e përbashkët të këtyre banorëve. Gjej rastin për të ripërsëritur edhe një herë thirrjen qytetarëve dhe banorëve të Tiranës që e vetmja rrugë dhe rruga më e shkurtër për të ndërtuar në qytetin e Tiranës është pajisja e tyre me lejen përkatëse. Pasi nga ana jonë do të marrim të gjitha masat për të goditur objektet informale dhe për t’i vendosur ato në kushtet e ligjshmërisë. Ne jemi në vëzhgim të të gjithë territorit, territori është nën mbikëqyrjen tonë dhe ne do të godasim dhe do të parandalojmë çdo veprim antiligjor në lidhje me fushën e ndërtimtarisë” -tha Hoxha.
POLICIA E TIRANES
Policia e Tiranës reagon rreth ngjarjes pranë shkollës “Cajupi” në kryeqytet.
“Po marri kallzim nga Inpspektoriati i Ndërtimore se është goditur me levë në kokë nga një banor pranë shkollës së mesme “Andon Zako Cajupi”.
Sipas policisë së Tiranës, banori që ka goditur inspektorin ndodhet në komisariatin numër 4.
“Inspektori është dërguar për ekspertim mjeko-ligjor. Ka shenja të dukshme të dhunës së ushtruar ndaj”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bashkia e Tiranës: Subjektet që zënë hapësirat publike do të gjobiten FOTO: Përplasje fizike gjatë aksionit të prishjes së një objekti pa leje në Tiranë