E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazeta turke për Edi Ramën: Mysafiri 2 metrosh

TIRANË-Mysafir dhe mbi 2 metra i gjatë. Kështu e ka cilësuar Edi Ramën gazeta ‘Sabah” gjatë një artikulli ku përcillen detaje nga takimi që kreu i opozitës shqiptare pati me Erdogan.

Ky titull pikant nuk i ka shpëtuar as Edi Ramës që menjëherë e ka publikuar në rrjetin social, Facebook një kopje të gazetës me përshkrimin ‘Mysafiri 2 metra’ duke e koleksionuar tek e preferuara e tij si kategori, “Photo of the day”.

“Kryetari i PS, 2.02 metra i gjatë që dikur ka qenë ish-basketbollist”, citohet më tej rreth Edi Ramës në këtë artikull.

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama zhvilloi në Turqi një vizitë zyrtare me ftesë të kryeministrit turk, Taip Erdogan.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›