Përplasje kokë më kokë me Jimenez, Maignan largohet nga fusha me barelë

Frikë në Bluenergy Stadium në nisjen e pjesës së dytë të ndeshjes mes Udineses dhe Milanit pas një përplasjeje kokë më kokë mes portierit kuqezi, Maignan, i cili doli nga zona për të marrë topin, dhe shokut të tij të skuadrës Jimenez.
Francezi mbeti i shtrirw nw fushw, shokët e tij kërkuan menjëherë ndërhyrje. Maignan u dërgua jashtë fushës me barelë ndërsa preku kokën me njërën dorë. Lojtari, i cili është i vetëdijshëm, ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë, do të shkojë në spital për analiza.