E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasje mes Francit e Dritanit Liami i tregon Dritanit Nuk jam nje DJ komercial

Ne dhomen e gjumit ndodhet Liami Franceska dhe Dritani. Franceska e pyet Dritanin per te njohurit qe mund te kene me njeri-tjetrin por nuk i pelqen impostimi i Dritanit dhe menyra se si do ta paraqese veten duke pretenduar qe te jete nje shkalle me lart. Ajo para se te largohet prej tij ia pret shkurt duke i thene He se ne vlonjatet keshtu jemi hapemi kot.

Me pas Dritani fillon qe te bisedoje me Liamin duke e pyetur se cfare planesh ka kur te dale nga shtepia e Big Brother. Liami i tregon per planet e tij si dixhei. I tregon se promocioni ka shume rendesi per te dhe nese fiton cmimin madh do ti vleje shume qe te beje dicka me shume ne profesionin tij. Liami thote se nuk eshte dixhei komercial por luan muzike Tekno dhe kjo e ben te jete i vecante nga te tjeret. Ai tregon se he per he nuk ka ne plan qe te hape nje club te tijin por te filloje qe te organizoje festa. Liami tregon per surprizen qe i ka bere Vellai i Madh duke ia futur veglat dhe se si ai ka performuar per banoret. Liami tregon se banoret e kane pelqyer shume muziken e tij. Pak me vone djemte dalin jashte duke u bashkuar me pjesen tjeter te banoreve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›