E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franceska Pas Lorit do te dalin tre banoret e rinj Franci-Dritanit Meso te sillesh

Pas hatermbetjes me Dritanin Franceska del ne kopsht dhe shkon afer Metit Erionit dhe Gracianos. Ajo thote me bindje se kete jave do te largohet Lori nga shtepia dhe me pas banoret e rinj. Ju nuk kini besim tek une shprehet Franceska duke treguar siguri. Ndersa banoret qeshin teksa e degjojne. Pak me vone jashte del edhe Dritani dhe Liami e Franceska i afrohet Dritanit per ti bere te qarte se duhet ta mendoje mire perpara se te tregoje mendjemadhesi perballe saj. Duhet ti njohesh me pare njerezit perpara se te impostohesh ne ate menyre shprehet Franceska. Tregoji nje cike ketij te riut se si duhet te sillet i thote ajo Liamit duke u larguar.
Pak minuta me vone te gjithe banoret mblidhen ne dhomen e ndenjes dhe fillojne qe te flasin me njeri-tjetrin per buxhetin dhe ushqimet qe duhet te porositin. Ata kujtohen qe sot eshte 1 Prilli dhe i urojne te gjithe teleshikuesit per diten e Genjeshtrave.

Me pas banoret fillojne qe te luajne me njeri-tjetrin duke gjetur emrat e personave te njohur sipas pershkrimit qe i bejne. E keshtu kalojne disa momente duke u argetuar me njeri-tjetrin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›