E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje mes dy luftanijeve amerikane

Një luftanije e Marinës Amerikane është përplasur me një nëndetëse bërthamore gjatë ushtrimeve në bregdetin lindor.

Zyrtarët amerikanë thanë se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.

Përmes një deklarate, Marina tha se përplasja midis USS San Jacinto dhe nëndetëses bërthamore USS Montpelier ka ndodhur të shtunën rreth orës 03:30.

Marina tha se kanë nisur hetime në lidhje me përplasjen, por nuk pranoi të ofrojë detaje specifike se ku ka ndodhur incidenti, apo për pasojat e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›