E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje mes protestuesve dhe policisë gjatë marshimit në Tiranë

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Marshimi i protestuesve në kryeqytet në ditën e shtatë të protestës është shoqëruar me përplasje mes tyre dhe policisë.

Protestuesit kanë hedhur gurë, thyer xhamat në Gjykatën e Apelit në zonën pranë Urës së Tabakëve, si dhe kanë djegur koshat e mbeturinave nëpër kryqëzime të ndryshme në kryeqytet.

Nga ana tjetër policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmat.

Gjithashtu disa protestues janë shoqëruar nga forcat e policisë.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, foto: Florian Abazaj 1 nga 39

/m.q/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›