E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje në SHBA! Militantët e Berishës dhunojnë protestuesit, ndërhyn policia amerikane (VIDEO)

Tensione dhe përplasje janë shënuar në New Jersey të Shteteve të Bashkuara gjatë takimit të kryedemokratit Sali Berisha me shqiptarët e diasporës.

Berisha u përball me një grup protestuesish, të cilët kundërshtonin vizitën e tij në SHBA dhe kërkonin përgjegjësi politike ndaj tij.

“O doktori i Enver Hoxhës! Ke shitur Shqipërinë, e ke vendin në burg!”, brohorisnin në kor protestuesit.

Situata agravoi në momentin kur mbështetës të Berishës dhe protestuesit u përplasën mes tyre.

“Na kanë ndjekur, na kanë goditur dhe na kanë detyruar të largohemi e të mos jemi prezentë. Kemi thirrur policinë”, shprehet një denoncues në rrjetet sociale, teksa tregon edhe plagët në duar.

View this post on Instagram

A post shared by Andi Llabuti (@andi.llabuti.official)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›