Gogu: Ka nisur evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve në zonat e prekura nga zjarret

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Pas ditëve të vështira për komunitetet e prekura nga zjarret në disa zona të vendit, ka nisur evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve të shkaktuara.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Drejtësisë Toni Gogu, përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Gogu vlerësoi gjtihashtu punën e forcave të angazhuara në terren për përballimin e situatës.
“Nga Himara e Fieri, në Tiranë, Shkodër, Mat, Lezhë e zona të tjera të vendit, këto kanë qenë ditë të vështira për shumë komunitete dhe të gjata për njerëzit në vijën e parë të zjarrit”, theksoi Gogu.
Ministri Gogi shprehu mirënjohje për zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe të gjitha strukturat e angazhuara në terren.
“Mirënjohje zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe të gjithë forcave në terren që u përballën pa ndërprerje me flakët, për të mbrojtur jetën, banesat dhe komunitetet”, tha Gogu.
“Në këto ditë, puna e njerëzve në terren flet më shumë se çdo fjalë”, tha ai.
/k.s/a.f-