E Diel, 1 Nëntor 2026

Cosmo Market sekuestrohen 103 milione leke mallra kontrabande

Policia e kryeqytetit ka arritur te sekuestroje mallra kontrabande me nje vlere prej 103 milione lekesh te vjetra.Ne operacionin e koduar Cosmo Market efektivet kunder krimit financiar ne saje te nje kontrolli te ushtruar ne subjektin tregtar Planet Radio kane sekuestruar mallra te konsumit te perditshem te cilat ishin te pashoqeruara me fatura tatimore.

Gjithashtu policia ben me dije se mallrat transportoheshin nepermjet automjeteve te maskuara te cilat ishin me logo mediash si Planet Nee Radio. Lidhur me ngjarjen eshte proceduar ne gjendje te lire dhe shtetasi Gazmir Mango 38 vjec nga Tirana.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›