E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përralla për nëntë jetë të maçokut

“Puss in Boots” është një film me karaktere të përziera nga filmat e animuar. Aty pos “Shrekut” ka edhe karaktere të tjera, të cilat paraqesin përrallën për maçokun me çizme dhe thënien se macet kanë nga “nëntë jetë”.

“Puss in Boots” është një film kandidat për çmimin Oskar dhe 22 çmime të tjera kinematografike.

Eh... kur është puna të maçoku me çizme, atëherë nuk është e vështirë që ta njohim atë sepse të gjithë i njohim bëmat e tij në filmat e Shrek-ut, por tani do të shohim se si fama e Maçokut me çizme mori dhenë.

I ndihmuar edhe nga Hamti Damti dhe Macja putërbutë, ai do të fillojë aventurën e nëntë jetëve të tij për të shpëtuar qytetin nga e keqja që i kanoset.

Përralla e tëra sillet nga “Puss”, që është karakter shumë i njohur edhe nga filmat”Shrek 2”, përderisa edhe kësaj radhe atë e luan aktori Antono Banderas.

Bashkë më të në këtë aventurë do të jetë edhe Humpty Dumpty, pata e njohur që bën ve të arta, jak dhe Jill dhe vetë Nëna Patë që njihet për ninullat e saj për fëmijë.

Puss edhe në këtë film do të jetë i interesuar për festa dhe në shpirtin e tij romantik, ku këtë dashuri do ta paraqesë tek Macja putërbutë, që luhet nga aktorja seksi Salma Hayek, e cila është e maskuar dhe ka mundësi që të jetë ndihmëse e tij në krimet që bëhen.

Tragjedia e maces është se ajo nuk është aq e mirë, përderisa skenat qesharake të këtij filmi janë vallëzimi flamengo dhe disa numra të tjerë që e bëjnë atë edhe më interesant.

Puss edhe në këtë film ka sharmin e tij, mirëpo ai nuk është një karakter sikur te Shreku, ku paraqitet interesant bashkë me “Gomarin”.

------------

PUSS IN BOOTS

Regjia: Chris Miller; skenari: Tom Wheeler, bazar në tregimin e Brian Lynch, Will Davies dhe Wheeler; montazha: Eric Dapkewicz; muzika: Henry Jackman; koreografia: Laura Gorenstein Miller; dizajner: Guillaume Aretos; producentë: Joe M. Aguilar dh Latifa Ouaou; distributor: DreamWorks Animation. Kohëzgjatja: 1 orë 30 minuta.

Zërat i huazuan: Antonio Banderas (Puss in Boots), Salma Hayek (Kitty Softpaws), Zach Galifianakis (Humpty Dumpty), Billy Bob Thornton (Jack) dhe Amy Sedaris (Jill).

Zërat në shqip: Bujar Asqeriu, Rozi Prendi, Ervin Bejleri, Gëzim Rudi, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›