E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podrimja në Shkodër

Nëse nuk arrijmë që besimin tonë ta shpalosim para të tjerëve mund të humbasim shumë gjëra por unë mendoj se ne mund ta mundim të keqen në qoftë se të gjithë do të jemi bashkë dhe të gjithë do të bëjmë atë që është e mundur për të ekzistuar qenia jonë. Janë të Ali Podrimjes fjalët që i tha dje në takimin me studentët e Letërsisë në Universitetin e Shkodrës.

Podrimja lexoi dhe komentoi disa poezi dhe foli për rolin e shkrimtarit dhe të intelektualit sot në Kosovë. Ne na duhet besimi tek njëri-tjetri, ka thënë Podrimja, autor i përfshirë në tekstet shkollore e universitare të letërsisë shqipe, i përkthyer në disa gjuhë, i përfshirë në disa antologji vendase dhe të huaja. Aktualisht autori po harton një antologji të poetëve shqiptarë e cila do të botohet në Francë. Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›