E Diel, 1 Nëntor 2026

Perralle me kuneter dhe lepuj

Spektakli u sigurua gjithsesi. Teatri i politikes shqiptare funksionoi dhe kete here. Madje ia arriti. Pra mundi te mbushe diten me zheg e pluhur te nje vere perveluese. Me nje perralle nga e kaluara ku kuneterit dhe lepujt ministra e bashkeshorte ministrash mbeten personazhet me butaforike te ketij shou mediatik. E njejta dramaturgji u vu ne loje edhe kete here e luajtur nga aktore diletante. E gjate merzitshem e gjate si nje pjese e realizmit socialist. Cfare ndodhi ne fakt Partia Socialiste e ardhur pas nje sesioni politik te deshtuar duhej te ngrinte nje duhme rere si per trsquou thene te sajve se ldquoune jam keturdquo edhe ne ditet e gjata te veres ku zakonisht nuk ndodh asgje ne politike e pertej saj. Dhe ne skalionin e pare te foltoreve partiake zbriten deputete te nivelit te dyte qe lexonin veshtiresisht tekstet e shefave te medhenj. Rituali perseritej saktesisht sa nga nje seli partie aq edhe ne tjetren. Me nje fjalor mizerabel dhe retorike bezdisese perballe kamerave te lodhura parakalonin kuneter e baxhanake 20 perqindesha e funksionare te frikesuar te administrates deputete belbetare e politikane anonime. Gjithccedilka vazhdon te vertitet brenda nje cikli qe u konsiderua si fushata e ccediluditshme antikorrupsion e Partise Socialiste ne veren e 2010-es.

Por kjo qe po ndodh ne fakt nuk eshte as nje fushate e aq me pak nje fushate antikorrupsion e denje per te tronditur qeveri apo per me shume per te rrezuar nje kabinet. Se pari nuk mund te jete nje fushate pasi ajo nuk po rrjedh si e tille. Pra nuk eshte e besueshme per aq kohe sa denoncuesit dhe te denoncuarit nuk kerkojne te shkojne me tej se sa disa shkresa te paraqitura permes nje gjuhe papagalli qe ne rastin me te mire nuk kuptohen nga vete ata qe i kumtojne ato. A mund te transmetoje besueshmeri nje aksion i tille kur te gjithe e dine se ai do te mbetet ne mes te rruges me fillimin e sesionit te ri parlamentar atehere kur te nise beteja e betejave ajo e votes se vjedhur. Kjo tip fushate nuk mund te percjelle besueshmeri per aq kohe sa duke u zhvilluar si e tille ka bere te vdese politiken e vertete e cila eshte se pari debat dhe ide alternative dhe art. Dhe jo nje amalgame fjaloresh e belbezimash foltoresh selish. Se dyti nuk mund te quhet antikorrupsion pasi keshtu siccedil po zhvillohet fushata vetem antikorrupsionit nuk mund trsquoi sherbeje. Te kujtohesh papritur ne nje dite vere se deputetja Vokshi na paska qene e korruptuar ne cilesine e partneres se nje biznesmeni qe ka fituar licenca te pamerituara do te thote se kete karte antikorrupsion po e perdor keq dhe jo ne kohen e duhur. Pra po e perdor vetem per qellime te dites. Socialistet duhet ta dine se muaj me pare ka qene shtypi ai qe hodhi drite mbi hijet e zonjes Vokshi dhe te partnerit te saj ne biznes. Ndaj jane te vonuar dhe ndoshta per kete arsye beteja e tyre nuk po ngjit madje duket se po behet e merzitshme ne ate mase saqe te gjithe mezi presin te mbaroje. Por pertej kesaj rekuizite me shpata e balte me gjyle e shkresa ne forme gjylesh duket se fshihet nje loje tjeter skemat e se ciles po hartohen ne zyrat e larta te Berishes dhe Rames. Ky kryqezim balte ne nje periudhe qe zakonisht konsiderohet si nje lloj ldquopaqeje stinorerdquo mes paleve nuk eshte gje tjeter veccedilse preludi i nje fushate te ndezur qe pritet te trokase ne javet e para te shtatorit kohe kur presidenti i vendit te dekretoje daten e zgjedhjeve lokale. Socialistet kerkojne te mbajne ne tonus elektoratin e tyre duke e motivuar ate per betejat e vjeshtes. Nderkohe qe Berisha po pergatitet te rezistoje fort dhe ta ccediloje deri ne fund qendresen e tij per te penguar Ramen ne projektin e tij per betonizimin e parkut kombetar ne Tirane. Loja po luhet ne te tjera tryeza dhe po luhet ne kembim te disa leshimeve qe ende nuk mund trsquoi dime per momentin. Ajo qe na ccediludit eshte fakti se deri ne keto momente as njeri as edhe tjetri nuk kane zbritur ende ne fushe por kane lene ne skalion te pare papagaj qe nuk u besojne as vete atyre qe thone. Ja perse kjo qe po ndodh nuk eshte nje beteje e mirefillte kunder korrupsionit pasi nuk ka nje qellim fisnik te larte dhe te besueshem. Pese vjet pas ardhjes se te djathteve ne pushtet realiteti tregon se beteja kunder korrupsionit nuk mund te fitohej vetem me disa shembuj butaforike qe kjo maxhorance ka bere duke arrestuar disa zyrtare periferike se dhane disa leje ndertimi ne ndonje bregdet te Shqiperise apo me disa fushata bajate si kjo qe po ben opozita e sotme. Koha ka provuar shume shpejt se ne Shqiperi nuk eshte individi nje parti politike apo nje organizate joqeveritare ai qe siguron nje klime kunder korrupsionit por kuadri i forte ligjor dhe respektimi i tij. Ai kuader qe nuk eshte dashur te behej i forte as kur socialistet ishin per tete vite ne pushtet ne kohen kur kishim te tjere kuneter e lepuj qe i ishin qepur llokmes se madhe te pasurise se shqiptareve. E megjithate pavaresisht te gjithave spektakli do te shkoje deri ne fund dhe pjesa do te luhet e plote. Deri ne shfaqjen e radhes. Sepse rruga deri ne lokalet e 2011-es eshte e gjate ndaj do te duhen shume shfaqje per te na mbajtur gjalle.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›