Përrenjas, kryetari i Bashkisë e vendos emrin në listën e të pastrehëve
Skandal në bashkinë e Përrenjasit, ku kryetari i saj ka vendosur emrin e tij në listën e personave të pastrehë. Jo vetëm kaq, por ndër familjet që presin të marrin apartamente nën këtë status janë edhe nëpunësit civilë të bashkisë, raporton Vizion Plus. Denoncimi vjen nga këshilltarët e majtë gjatë mbledhjes së radhës së këshillit bashkiak. Kryetari i këshillit bashkiak, që kaloi në radhët e AK nga PD, pohon se kryebashkiaku nuk ka qenë asnjëherë i regjistruar në zyrat e bashkisë si i pastrehë.
Në qytetin e Përrenjasit 35% e popullsisë së aftë për punë, janë të papunë. 400 familje, nga 1700 që ka në total, marrin ndihmë ekonomike deri në 3 mijë lek të rinj. Ndërsa numri i të pastrehëve, ku ka shënuar emrin edhe kryebashkiaku i Përrenjasit, është 80.