E Diel, 1 Nëntor 2026

Perse deshtuam me statusin


12 prioritetet të cilat duhet të plotësonte Shqipëria ndahen në tre grupe. Ato politike që janë 5, për forcimin e shtetit ligjor, ku theksohet reforma në sistemin gjyqësor, lufta kundra korrupsionit dhe funksionimi i administratës publike, në mënyrë të depolitizuar të përmbledhura në 4 rekomandime. Tre rekomandimet e tjera kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Por përse edhe kësaj here Shqipëria mori një notë negative nga Brukseli? Cilët janë shkaqet që cuan në mosrealizimin e tyre?

Fillimisht Gentian Elezi, pedagog për Cështjet e Integrimit në Universitetin Europian të Tiranës, analizon mosplotësimin e kriterit politik.

“Kriteret specifike politike, per të cilat bëhet fjalë, nga funksionimi i parlamentit deri te miratimi i disa ligjeve të lëna pas, të gjitha kanë në thelb votimin me shumicën e cilësuar në parlament. Klima IntegrimiRefuzimi zyrtar i statusit Kosto e bllokimit të statusit Integrimi? Pak informacion e krijuar gjate ketij viti të fundit, jo vetëm nuk lejoi miratimin e këtyre nismave, por përkundrazi i dimë ngjarjet që kanë ndodhur, që përkeqësuan gjendjen politike dhe mundësinë e një miratimi të tillë. Progres raporti nuk ka risi nga ajo qe prisnim dhe palët nuk duhet të grinden më për gotën gjysmë plot apo gjysmë bosh. Palët e dinë që gota është gjysmë bosh”, tha Elezi.

Sipas zotit Elezi, faji mund të identifikohet lehtë në mosrealizimin e prioriteteve me karakter politik.

“Disa kritere nuk kerkojne shumice te cilesuar ne parlament dhe mund te ishin plotesuar nga shumica qeverisese edhe pa nevojën e opozitës në parlament. Nëse flasin për reformat e mëdha, aty është edhe prezenca e opozitës që mungonte”, tha Elezi.

Por a do të këtë shanse që Shqipëria të marrë statusin në muajin dhjetor, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave?

“Ka një hapësirë, por duket sikur kjo po shndrrohet ne nje lloj alibie. Mundësia është shumë e vakët, nëse nuk ka një vullnet sa më parë nga politika”, tha Elezi.

Erion Muharremaj, pedagog i Drejtësisë, rendit një sërë faktorësh në mosrealizimine dy prioriteteve të lidhura me sistemin e drejtësisë.

“Në sistemin e drejtësisë, mungon një sistem real dhe efektiv meritokracie, përsa i përket vlerësimit të punës në gjyqësor.Nuk jam në dijeni të një sistemi transparent të vleresimit te punes së gjyqtarëve. Shumica e gjyqeve zhvillohen ende në zyrat e gjyqtarëve, cka shkakton edhe pamundësinë reale të zhvillimit të një procesi të rregullt, qoftë nga pamja e formalitetit, qoftë edhe nga mundësitë që krijohen për kontakte të palëve me gjyqtarin, sepse drejtësia jo vetëm duhet të jepet, por edhe të shihet që jepet drejtësia. Opinioni i gjerë publik është, që në gjyqësor ka një nivel të lartë korrupsioni. Eshtë një tërësi faktorësh, të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, që kanë bërë që Shqipëria të mos jetë në gjendje të zbatojë këto dy kritere të vendosura nga Bashkimi Evropian”, tha Muharremaj.

Sikurse edhe në progres raportet e shkuara, zbatimi të drejtave të njeriut ka marrë kritika. Zonja Vjollca Mecaj Drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit thotë se nuk mjafton vetëm legjislacioni, por zbatimi mbetet i largët.

“Institucionet qe shteti ka krijuar që kanë shkuar në mbështetje të grave janë të pakta. Një nga problemet lidhur me drejtat e grave është numri i pamjaftueshëm i përfaqësimit të grave në qeverisjen e vendit. Po ashtu edhe për fëmijët, ne kemi bere ligje te bukura, por ne fakt ne sot kemi fëmijë analfabetë, fëmijë të paregjistruar. Ndërkohë për romët ka një platformë, por efektivisht ende jemi tek një mendësi diskriminuese për këtë komunitet”, tha Mecaj.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Statusi, Fyle: Ngërci politik pengoi Shqipërinë
Komisioneri per Zgjerimin ne Bashkimin Europian paraqiti raportin per Shqiperine ne Komisionin Europian, ne te cilin theksohet se me gjithe perparimet, Shqiperia nuk i permbushi kritert e parashikuara, duke vene theksin tek kriza politike.
Zyrtarët: KE penalizon Shqipërinë
Komisioni Europian konkludon se megjithe progresin e bere, kushtet per te hapur bisedimet e anetaresimit me Shqiperine, nuk jane plotesuar ende.
Gaxhinj e arixhinj
Artan Lame - Ne të letrave, shkruajmë e shkruajmë dhe ndonjëherë harrojmë se nuk duhet vetëm të flasim, por edhe të dëgjojmë. Opozita si alibi për Shqipërinë jashtë Europës
Andrea Stefani - Në Shqipëri ka qenë në traditën e pushteteve që të akuzojnë opozitën si armike të popullit. Basha: Ristrukturim Bashkisë
Administrata e Bashkisë së Tiranës pritet të shtohet me departamente të reja, ndërsa kryetari Lulzim Basha theksoi nevojën për ristrukturim e vende të reja pune. Një ditë përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Basha foli për strategjitë e reja të institucionit që ai drejton dhe për politikën e re fiskale të institucionit.

Lajmet kryesore

Zyrtarët: KE penalizon Shqipërinë
Problemet: 21 janari, zgjedhjet në Tiranë, Parlamenti...

Statusi, Fyle: Ngërci politik pengoi Shqipërinë
Berisha: Jo uljes së TVSH-së për artikujt bazë
Sllovakia bllokon Fondin e Shpëtimit të Eurozonës
Vrasja e 24-vjecarit, shpërblim për informatorët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›