Ishull i vogel histori te medha - Islanda vendi i ftuar ne Panarin e Librit 2011 ne Frankfurt

Me cmimin Nobel per letersi ne vitin 1995 per Halldor Laxness publiku per here te pare ndoshta do te degjonte letersi islandeze.
Por keshtu si sot qe Bjrk apo Sigur Ros jane te njohur ne bote nga tifozet e muzikes edhe autori i librave te krimit Arnaldur Indidason dhe shkrimtari Hallgrimur Helgasson nuk jane te panjohur nderkombetarisht.
Gjuha islandeze rrjedh nga familja e gjuheve indogjermane dhe aktualisht flitet nga rreth 318.000 njerez.
Sepse Islanda ka kaq banore - sa vetem gjysma e Frankfurtit mbi Main. Nje vend i vogel me nje treg te vogel librash ne bote do te prezantohet ne kete vjeshte si vendi prites i panairit nderkombetar me te madh ne bote te librit ne Frankfurt.
Nje komb qe e vlereson shume librin
Dhe po ashtu asnje komb tjeter nuk e vlereson letersine e vendit te tij si Islanda. Islandezet blejne shume libra Nje mesatare prej tete librash per banor ne vit qe do te thote gjithesej 25 milione libra. Librat jane ne Islande dhurata me e dashur dhe leximi eshte nje pasion i vecante shpjegon Thomas Bhm drejtori i programit per prezantimin e Islandes ne Gjermani i cili jep per kete nje shembull
Nese ne Islande te gjitha dyqanet mbyllen ne oren 1800 librarite jane te hapura deri ne oren 2200 dhe disa edhe deri ne 2400. Keto jane thjesht pika takimi ne Reykjavik. Une besoj se nuk ka simbol me te mire. Ndoshta edhe me shume Ne dyqanet e Krishtlindjeve krahas tavolinave te medha me dhurata ne formen e romanit vazhdimisht ka tavolina te cilat jane te medha dhe mbi to shkruhen poezi. Dhe nje komb qe vlereson poezine ashtu si romanin ky duhet te jete nje komb letrar i madh.Bildunterschrift Islanda e sagave - poster ilustrues per pjesemarrjen si vend mysafir ne Panairin e Librit ne Frankfurt.
Nje komb letrar i madh ku sic thuhet cdo i dyti banor eshte edhe nje shkrimtar. Kjo mund te tingelloje e tepruar por gjithsesi atje ka ende shoqata shkrimtaresh me 400 anetare. Dhe qysh kur Halldor Laxness u be e njohur ne vitin 1955 me cmimin Nobel per letersi Islanda ka edhe dendesine me te madhe te fituesve te cmimit Nobel per letersine per koke.
Nje popull i superlativave
Gjithsesi nese me fitues te cmimit Nobel me se shumti me shume libra te rinj apo me lidhjet me te shumta me internetin dhe si vendi me me shume pishina - ne krahasimin per banor - Islanda eshte edhe vendi numer nje i sporteve kombetare keshtu shkruan shkrimtari gjermano-islandez Kristof Magnusson ne guiden e tij turistike Udhezime per Islanden sepse islandezet duan te jene superlative.
Dhe islandezet e tregojne me qejf qe kjo eshte nje e vertete.
Arti i te treguarit eshte pra tipari me i rendesishem i letersise bashkekohore thote Magnusson
Prioritet nuk jane mesazhet apo cfare duan poetet te na thone. shte e rendesishme qe historia funksionon. Dhe kjo eshte dicka qe karakterizon pothuajse te gjithe autoret islandeze se historia eshte interesante dhe terheq lexues.
Dhe kjo ka qene gjithmone keshtu forma me e vjeter ne te cilen islandezet i tregojne botes historine e popullimit te tyre jane sagat e njohura. Te shkruara ne shekullin e 13 dhe 14 ata edhe sot mund te lexohen nga cdo islandez ne origjinal. Sepse gjuha qe atehere ka ndryshuar pak. Ato gjithashtu luajne nje rol ne jeten e perditshme. Gjithe vendi dridhet para tradites letrare thoshte shkrimtari islandez Halldor Laxness.Bildunterschrift Nobelisti islandez Halldor Laxness
Studjuesi i sagave dhe autori Arthur Bjrgvin Bollason shpreh te njejten gje por ne menyre pak poetike
Nese islandezet vijne se bashku dhe jane te gezuar nganjehere me te kthyera e te rrekellyera atehere sagat jane shpesh nje teme bisede. Kjo deri ne ditet e sotme eshte identifikuar shume me karakteret e personazheve ne saga.
Disa njerez kane heronjte e tyre te preferuar iu pelqen te flasin per keta njerez sepse ata jane ende sot shume prane tyre sepse ata ishin pershkruar aq mrekullisht te gjalle para 700 vjetesh.
Sagat pervec kesaj kane lene gjurmet e tyre ne letersine e disa vendeve ne bote - argjentinasi Jorge Luis Borges madje ka cituar nje sage ne gurin e varrit te tij. Aktualisht ato jane perkthyer ne gjermanisht dhe ne tre gjuhe te tjera qe eshte projekti me i madh i perkthimit ne bote. Perseri nje arritje kulmore Per panairin do te prezantohen rreth 80 tituj librash dhe 20 antologji. Ishull i vogel histori te medha eshte motoja e vendit mysafir ne Frankfurt.
Autore Gabriela Schaaf / Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi E. Xhani