E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perse kjo marreveshje me INAS

Si institucion publik dhe i vetem ne Shqiperi, ISSH ka detyrimin ligjor dhe moral ne fushen e mbrojtjes sociale edhe per qytetaret shqiptare qe jetojne jashte vendit. ISSH, bazuar ne ligjet shqiptare, ofron mbrojtje per qytetaret shqiptare kudo qe jetojne. Emigrantet shqiptare ne shumicen e rasteve kane nje histori kontributive ne skemen e sigurimeve shoqerore ne Shqiperi. Gjithashtu, ekziston edhe nje lidhje e forte tradicionale e qytetareve shqiptare me familjet e tyre dhe vendlindjen.

Gatishmeria impresionuese e INAS per te dhene asistence ne kete fushe eshte nje shans i madh per te publikuar te gjitha informacionet mbi sigurimet ne Shqiperi.

Aktualisht, skema e administruar nga ISSH-ja trajton edhe qytetaret shqiptare qe jetojne jashte shtetit. Kriter kryesor i trajtimit eshte pjesemarrja ne skemen e sigurimeve shoqerore shqiptare. Vlen te theksojme se pensionet paguhen edhe per qytetaret shqiptare qe jetojne jashte shtetit

Eshte e rendesishme te theksojme se, perfitimi kryesor ne perfshirjen e emigranteve ne skemen vullnetare u krijon atyre mundesi per :

1-Ruajtjen e historise personale kontributive ne Shqiperi me qellim perfitimin ne te ardhmen nga skema.

2-Plotesimin apo pasurimin e periudhave te kerkuara me ligj per te perfituar nga skema.

3-Mbrojtje dhe siguri ne moshen e trete

Marreveshja e bashkepunimit me INAS eshte nje hap i madh ne ndihme te qytetareve shqiptare qe jetojne ne Itali, nje mundesi e shkelqyer asistence per emigrantet ne kuader te mbrojtjes sociale dhe nje hap i pare bashkepunimi per te realizuar marreveshjen shteterore per shkembime te periudhave kontributive

*Nga fjala e mbajtur me 7 maj ne Rome


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›