E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, vdes ne Greqi babai i 3 femijeve

Elbasan - Humb jeten ne Greqi nje emigrant nga fshatrat e Elbasanit. Gezim Zhabina, 30 vjec, me banim ne Labinot Mal te Elbasanit, ka nderruar jete pasi ka pesuar aksident ne vendin fqinje. Babai i 3 femijeve kishte shkuar te punonte si emigrant sezonal ne Greqi. Para dy ditesh, ai eshte perplasur nga nje automjet. Me gjithe nderhyrjen e mjekeve, ka qene e pamundur qe te rikthehet ne jete. Kufoma e tij eshte kthyer ne vendlindje me shpenzimet e familjes. Familja Zhabina kerkon ndihmen e shtetit per te perfituar demshperblim, pasi Gezimi ishte emigrant me dokumente te rregullta. Shqetesim me vete jane edhe tre femijet e mbetur jetime, pasi familja s'ka mundesi financiare.

F. S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›