E Diel, 1 Nëntor 2026

Përse shpërthen në lot Beatriçe Gjergji? Historia prekëse pas fustanit të kuq që mahniti Eurovizionin

Beatriçe Gjergji nuk e mahniti publikun vetëm me zërin, energjinë dhe performancën e saj, por edhe me veshjen, e cila u komentua gjerësisht në media e rrjetet sociale.

Një fustan i kuq me motive tradicionale i qëndisur nga e ëma e saj, njëkohësisht stiliste . Ky fustan mbarte me vete historinë dhe legjendën e një qyteti të tërë Shkodran. Por a ka një çmim ky fustan, dhe a do ta çonte Beatriçe në ankand nëse i kërkohej ndonjëherë? Ja si përgjigjet ajo.

“Fustani për mua ka një vlerë shumë të madhe, jo vetëm se e ka bërë nëna ime, por sepse e di sesi është punuar. Ëndrrat që kanë kenë brenda atij fustani, nuk është një ëndërr që ka lindur prej Eurovisionit, ka kenë një andërr që ka lind që kur ka nis Shkodra Elektronike, që atëherë është menduar ajo veshje. E kena thanë do bajmë një veshje për qytetin tonë. Për Rozafën. Ça mund të them. Ajo është histori! Ajo veshje ka një vlerë të jashtëzakonshme “, tha ajo.

Të pyetur nga Elhaida Dani, nëse ka diçka që mund ta ndajë grupin Shkodra Elektronike si grup performues, Beatriçe shpërthen në lot pa mundur të përgjigjet, por duke lënë të nënkuptuar se dyshja ka arritur me sakrifica dhe mund deri në këtë sukses të sotmin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›