E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përsëri "ethe" dhe ndeshje titanësh, në të dy kompeticionet

Sot në Nion të Zvicrrës hidhet shorti i çerekfinaleve të Champions Leguae dhe i Europa League. Këtë eveniment mund ta ndjekni live në portalin Indeksonline.

Në ora 12 do të hidhet shorti për Champions League ndërsa gjysmë orë më vonë, pra në ora 12 e 30 do të hidhet shorti edhe për Europa League.

Ftohet Mcmanaman që ta hedhë shortin.

Ndeshja e parë do të jetë përballja Malaga-Dortmund.

Ndeshja e dytë: Real Madrid- Gallatasaray.

Përballja e tretë PSG- Barcelona.

Dhe përballja e fundit Bayern Munchen-Juventus.

Siç edhe mund të shihet nga shorti prapë do të kemi përballje gjigandësh. Sidomos dy përballjet e fundit PSG-Barcelona dhe Bayern Munchen-Juventus.Përballje diç më të lehtë do të ketë Real Madridi ndaj turqve të Gallatasarayt, ndërsa më e niveluar do jetë përballja Malaga-Dortmund.

Vlen të theksohet se përballjet e para do të luhen në datat 2 dhe 3 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit me 9 dhe 10 prill.

Fillon hedhja e shortit për Europa League.

 Në skenë paraqitet Patrick Kluivert, i cili do i tërheq edhe shortet.

Përballja e parë që zgjedhet nga dora e Kluivert është Chelsea-Rubin Kazan.

Përballja e dytë është Tottenham –Basel.

Përballja e tretë është përballja Fenerbahce-Lazio.

Dhe përballja e katërt është  është Benfica-Newcastle.

Përballje diç më të lehtë do të ketë Tottenhami ndërsa shumë më vështirë do ta ketë Chelsea me rusët e Rubin Kazan. Ndërsa më të niveluara do jenë përballjet mes Benfica-Newcastle, dhe Fenerbahce-Lazio.

Takimet e para do zhvillohen me 4 prill ndërsa ato të kthimit me 11 prill.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›