Portieri i Evertonit, 250 orë punë për shtet

Portieri i Evertonit, Jan Mucha është dënuar me 250 orë punë për komunitet.
Portieri sllovak nuk e kishte paguar një dënim nga policia angleze, ndërsa gjykata ka vendosur për ta dënuar atë në një mënyrë tjetër. Mucha ka thënë në gjykatë se dënimin nuk e kishte paguar sepse nuk e kishte parë që i kishte arritur. Mucha do të urdhërohet të punojë punë të ndryshme për komunitet në Angli e që ato orë do të jenë plot 250 të tilla.
Por policia nuk i ka vënë kush atij që të ndalojë angazhimet me skuadrën e Evertonit. Pikërisht Mucha pritet të jetë në portë në ndeshjet e radhës për Evertonin pas lëndimit të portierit Howard./indeksonline/