E Diel, 1 Nëntor 2026

Perseritet atentati i Konomit ekzekutohet kambisti ne mes te Shkodres

Kambisti 60-vjecar Mark Gjoni ishte vellai i shefit te armatimit te policise ne qarkun e Shkodres

Nje tjeter atentat me lende eksplozive e shperthyer ne distance eshte shenuar mengjesin e djeshem por kete radhe ne mes te qytetit te Shkodres. Vetem pak kohe pas ekzekutimit te gjyqtarit nga Vlora Skerdilajd Konomi pre e nje atentati te ngjashem ka rene nje kambist nga qyteti i Shkodres. Makina e kambistit eshte hedhur ne ere nga shperthimi i fuqishem i nje sasie eksplozivi e vendosur poshte sediljes se shoferit. Shperthimi ka ndodhur ne nje mjet tip Mercedes-Benz duke plagosur rende 60-vjecarin i cili vdiq me pas ne spital. Pas njoftimit policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe ka bere te mundur identifikimin e viktimes. Blute bene me dije se viktima eshte kambisti 60-vjecar Mark Gjoni. Deshmitare nga vendngjarja bejne te ditur se ne momentin e atentatit kambisti Gjoni si cdo dite ka qene duke shkuar ne pune. Ai eshte nxjerre nga deshmitare te rastit nga makina dhe eshte nisur menjehere per ne spitalin e Shkodres. Edhe pas nderhyrjes se menjehershme mjekesore 60-vjecari per shkak te plageve te mara nuk ka mundur te mbijetoje.

Ngjarja

Mark Gjoni 60 vjec i cili prej dhjete vitesh merrej me kembim valute ka dale si cdo dite nga shtepia dhe i eshte drejtuar zones ku jane perqendruar agjencite e kembimit valutor ne qytetin e Shkodres. Me mjetin e tij tip Mercedes-Benz me targe SH 1465 E ai ka udhetuar nga rruga e Fakultetit te Shkencave te Natyres dhe ka parkuar ne fund te saj tek kryqezimi i tregut valutor ne parkingun prane nje pallati jo larg kishes ortodokse. Sapo ka parkuar mjetin dhe e ka fikur ate nje shperthim i fuqishem i shoqeruar me zjarr ka perfshire mjetin. Shperthimi ka ndodhur ne oren 0640 ne lagjen Vasil Shanto ne qender te qytetit te Shkodres prane tregut te shkembimit te valutes. Banoret e kane nxjerre menjehere kambistin nga mjeti qe me pas eshte perfshire nga flaket. Ai ka pesuar djegie te renda dhe eshte nisur menjehere per ne spitalin e Shkodres. Edhe pas nderhyrjes mjekesore 60-vjecari nuk ka mundur ti mbijetoje atentatit dhe ka nderruar jete rreth ores 1030 te paradites se djeshme. Kane qene persona qe punojnene tregun valutor dhe dyqanet e zones ata qe sapo kane degjuar shperthimin jane perpjekur ti japin ndihmen e pare te demtuarit. Nje mjet zjarrfikes ka bere shuarjen e zjarrit. Menjehere pas atentatit jane nisur drejt Shkodres edhe eksperte te krimeve te renda per te zbardhur ngjarjen. 60-vjecari Mark Gjoni ishte baba i dy femijeve. Prej vitesh ai jetonte ne lagjen Mark Lula te qytetit verior.

Keqyrja e vendit te ngjarjes

Sapo ka marre njoftimin per shperthimin policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje. Sipas policise akoma nuk dihet shkaku i shperthimit por dyshohet se ne mjet ka qene e vendosur lende plasese e cila eshte aktivizuar nga largesia. Per te pasur te dhena me te sakta nga Tirana kane shkuar specialistet perkates. Fillimisht eshte hedhur dyshimi se atentati me eksploziv prej te cilit gjeti vdekjen kambisti 60-vjecar te jete kryer per larje hesapesh. Mark Gjoni punonte si kambist dhe eshte vellai i nje punonjesi policie ne Shkoder. Policia akoma nuk ka dheneversionin e saj per ngjarjen shkaqet pistat e hetimit apo autoret e dyshuar. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes raportet e para te hetimit bejne te ditur se lenda plasese ka qene e montuar poshte sediljes se shoferit dhe ka shkaktuar nje shperthim te fuqishem duke demtuar edhe xhama te objekteve perreth. Policia ben me dije se makina tip Mercedes-Benz thuajse eshte shkrire nga shperthimi. Pas hetimeve paraprake policia ka perjashtuar mundesia e nje konflikti apo per shkak te detyres se vellait te viktimes Gjergj Gjoni i cili eshte oficer i armatimit te policise. Deri tani mesohet se jane shoqeruar disa persona mes tyre familjare te kambistit Mark Gjoni si dhe deshmitare te ngjarjes por nuk jepen detaje ne lidhje me dyshimet. Eksperte hetimore te krimeve te renda nga Tirana kane mberritur ne Shkoder dhe po hetojne mbi ngjarjen por pistat ende nuk behen te ditura nga policia per shkak te hetimeve qe po vijojne. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Shkodres po punojne per zbardhjen e plote dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe kapjen e autoreve te paidentifikuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›