E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijak vdesin 4 persona nga e njejta familje

Ne Shijak te Durresit nje aksident i rende rrugor ka ndodhur mengjesin e sotem ku nje makine me te cilen udhetonin 4 persona nga e njejta familje ka rene nga ura dhe ka perfunduar ne lume. Sipas burimeve mesohet se viktimat jane Baki Keci 43-vjec bashkeshortja e tij Mimoza Keci-34 vjec dhe dy femiljet e tyre Ronaldo Keci-10 vjec dhe Arber Keci-15 vjec. Sipas informacioneve me te fundit mesohet se jane gjetur trupat e tre pjesetareve te familjes ndersa po kerkohet trupi i pjesetarit te katert te familjes. Nderkohe forca te policise dhe polumbaret kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe po vijojne kerkimet per gjetjen e pjesetarit te zhdukur te familjes Keci. Dyshohet se shkak i aksidentit eshte bere moti i keq dhe lageshtira ne rruge nderkohe qe vijojne hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›