Përshëndeten me Real Madridin

Ndeshja e sotme ndaj Osasunës, e cila mbyll edhe këtë sezon të Primera Division, do të jetë ndeshja e lamtumirës jo vetëm për Jose Mourinhon por edhe për shtatë futbollistë.
Dy tashmë janë zyrtarisht të larguar: Carvalho te Monaco dhe Essien te Chelsea, por edhe pesë të tjerë me shumë gjasa nuk do të mbajnë më veshur fanellën "Los Blancos" gjatë sezonit të ardhshëm.
Të tjerët që do largohen janë:Higuain që pritet të kaloj te Juventusi, Di Maria në PSG, portieri Adan në Levante ose Borussia Monchengladbach, Coentrao që kërkohet nga Monaco, dhe Kaka me destinacion të panjohur./indeksonline/