E Diel, 1 Nëntor 2026

Përshkallëzohen përplasjet mes studentëve dhe policisë pranë Ministrisë së Brendshme, protestuesit hedhin molotovë dhe mjete piroteknike

Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit janë zhvendosur pranë Ministrisë së Brendshme, ku situata është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë protestës studentore kundër qeverisë. Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve, ndërsa në zona të ndryshme të bulevardit janë shfaqur flakë dhe janë dëgjuar shpërthime të forta.

Nga ana tjetër, policia ka përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të frenuar përshkallëzimin e situatës.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, numri i protestuesve raportohet se vijon të rritet, ndërsa tensionet kanë arritur kulmin në zonën pranë Ministrisë së Brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›