Policia hodhi gaz lotsjellës, protestuesja bie në tokë! Momentet e vështira pranë Ministrisë së Brendshme
Një vajzë ka humbur ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme, gjatë protestës studentore që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar në një moment tensioni të lartë, teksa prej disa minutash protestuesit po hedhin gurë në drejtim të forcave të policisë. Efektivët po përgjigjen me përdorim të gazit lotsjellës në masë dhe ujit me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën.