E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pershpejtohet zgjedhja e krereve te gjykatave

Keshilli i Larte i Drejtesise ka mbajtur dje mbledhjen e radhes ku nder te tjera jane diskutuar edhe pershpejtimi i procedurave per zgjedhjen e krereve te disa gjykatave te rretheve.

Keshilli vendosi te vleresoje me procedure te pershpejtuar gjyqtaret qe kane kandiduar per tu emeruar ne funksionin drejtues te gjykatave te rretheve gjyqesore Durres Kavaje Fier Lushnje Shkoder Diber Kukes dhe ne Gjykaten e Apelit Vlore. Me kete vendim keshilli synon perzgjedhjen e kandidaturave me cilesore ne perputhje me urdherimet e parashikuara nga ligji per organizimin e pushtetit gjyqesor thane burimet nga KLD-ja.

Sipas tyre ne mbledhjen e djeshme ka filluar procesi i vleresimit te aftesive profesionale dhe etike te gjyqtareve te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan proces i cili do te vijoje me vleresimin e te gjithe gjyqtareve te gjykatave te shkalleve te para dhe te gjykatave te apelit.

Ky vleresim ka impakt te drejtperdrejte ne karrieren e gjyqtareve. Keshilli trajtoi projektvendimin mbi sistemin e pikezimit te gjyqtareve qe kandidojne ne Gjykaten e Krimeve te Renda dhe ne gjykatat e apelit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›